E lindur për ekran, Jona Spahiu publikon videon e veçantë nga fëmijëria

Moderatorja Jona Spahiu ka rikujtuar sot disa momente të këndshme fëmijërie kur ishte në studion e një emisioni për fëmijë që transmetohej asokohe në Televizionin Shqiptar.

Ajo ishte vetëm 6 vjeçe dhe ishte prezantuar me një gjëegjezë “Yyy ça gjëegjeze të vështirë paskam përgatitur” shkruan moderatorja me humor për veten e saj.Gjithashtu ajo ka vënë në dukje se ç-ja nuk paska qënë pika e saj e fortë ama bizhuteritë nuk i kishte harruar. Veç vathëve në sy bie edhe modeli i flokëve të Jonës, me baluke dhe të prera me modelin që të gjithë kemi pasur kur kemi qënë fëmijë “tas”.

Jona gjithashtu publikoi edhe momentin kur motra e saj Sherina kishte recituar një vjershë me emrin ‘Buqja’.

Ndërkohë Jona është larguar nga ekrani pas lindjes së djalit Raiden për t’ju përkushtuar totalisht rritjes së tij.

View this post on Instagram

Jona dhe Raiden ❤️

A post shared by Kids' time (@kidstime.al) on

Share With:
Translate »
1750 Views