“E mbaja në prehër”, Gent Zenelaj kujton fëmijërinë me Rudina Dembacajn

Dy aktorët shumë të dashur për publikun e që sot janë moderatorë, Rudina Dembacaj dhe Gent Zenelaj janë të ftuar mbrëmjen e sotme në “Soiree”, ku diskutuan për qytetin e tyre të lindjes, Lezhës.

Genti dhe Rudina kanë zbuluar se njihen që fëmijë dhe kujtuan ato kohëra.

“Unë e kam mbajtur në prehër dhe jam përtej fëmijërisë së Rudinës”, është shprehur Gentian Zenelaj teksa ka shkaktur të qeshura në studio.

Të pyetur nga Jonida nëse kanë qenë bashkë në një lagje, Genti tregoi: “Jo nuk kemi qenë në një lagje, por kam patur shumë shoqe motrën e Rudinës dhe Rudi ka qenë një fëmijë që e mbanim në prehër se nëse do ta lëshonim do ndiqte ndonjë makinë”.

Share With:
Translate »
530 Views