E mbajti të fshehtë: Aktorja e njohur, shtatzënë për herë të parë!

Nuk e dimë si ja doli ta fshehë kaq mirë, por Shay Mitchell është të paktën 6 muajshe shtatzënë! Ylli i serialit të njohur “Pretty Little Liars”, është në pritje të fëmijës së saj të parë dhe deri më tani askush nuk dyshonte gjë prej gjëje.Lajmin e pritjes së ëmbël, Shay e dha përmes një fotoje në Instagram dhe një videoje në Youtube ku tregon gjithë historinë. Aktorja nuk donte që lajmi të bëhej publik që në etapat e parë të shtatzënisë, prandaj zgjodhi muajt e fundit për ta ndarë me të gjithë. “Kur je në sy të gjithë publikut, është e vështirë që disa gjëra t’i mbash sekret. Kjo, për mua ka qenë më e vështira. Sa qejf kur e gjithë kjo të zbulohet. Unë mund të jem me shumë kënaqësi shtatzënë, sepse s’kam nevojë ta fus barkun brenda.”- dëgjohet të thotë Mitchell në video.

Që prej janarit të 2017-ës, Mitchell është në një marrëdhënie me Matte Babel dhe gjërat mes çiftit duket se kanë qenë serioze që prej fillimit.Ndonëse në Instagram ka vazhduar të qëndrojë aktive, është kujdesur që tek asnjëra prej fotove të duket barku i rrumbullakosur. Sidoqoftë, tani që lajmi u  bë publik aktorja premtoi se do hapat e radhës do t’i ndajë patjetër me fansat.

Share With:
Translate »
650 Views