E mbani mend të dashurën e Behlulit? Sot është e martuar e me fëmijë

Seriali “Dashuri e ndaluar” u transmetua në Shqipëri në vitin 2013 dhe pati një sukses të jashtëzakonshëm. Duket e pabesueshme, por në Turqi ky serial është ritransmetuar disa herë dhe ka pasur sërish shikueshmëri shumë të lartë.

Nuk e dimë nëse ju e mbani mend, por ne na u kujtua që në këtë serial Behluli kishte një të dashur shumë bukuroshe, Elifin. Bihter bëhej shpesh xheloze kur shihte Behlulin dhe Elifin bashkë. Pas disa episodeve Behlul e la Elifin kur ra në dashuri me Bihterin.

Roli i Elifit e bëri shumë të famshme aktoren Eda Ozerkan. Ajo luajti edhe në seriale të tjerë e më pas e la aktrimin për t’ju përkushtuar jetës familjare, bën të ditur “Xing.al”.

Në vitin 2016, Eda Ozerkan u martua me aktorin Timur Acar.

Çifti janë prindër të një vajze të cilën e kanë quajtur Eliz. Jeta e aktores ka ndryshuar komplet pas lindjes së vajzës për të cilën kujdeset 24 orë.

Më poshtë ju sjellim disa foto nga familja e bukur e Eda Ozerkanit të njohur si Elif nga “Dashuri e ndaluar”./Xing.al

Share With:
Translate »
459 Views