E ndarë prej muajsh nga Stresi, Keisi ka disa fjalë për ish-vjehrrën e saj

Edhe pse kanë kaluar disa muaj nga ndarja e Stresit me Keisin, mesa duket ajo vazhdon të mbajë ende marrëdhënie të mira me të ëmën e reperit.

Keisi gjatë kohës që ka qenë e lidhur me Stresin ka ndarë me ndjekësit e saj foto të shumta me nënë dhe babain e tij duke i shprehur dashurinë dhe simpatinë që ka për ta.

Ditën e sotme ish-e fejuara e Stresit nuk ka harruar t’i urojë ish-vjehrrës së saj përmes një foto në rrjetin social “Instagram”.

Gëzuar ditëlindjen Shpresa Lushaj! Të uroj nga zemra shëndet e lumturi! Të bëftë Zoti çdo ditë po aq të bukur sa ke shpirtin! Të puth”, shkruan Keisi.

Share With:



79 Views