E ngjizi në mënyrë natyrale, 67-vjeçarja sjell foshjen në jetë

Kjo është vogëlushja e lindur nga një 67-vjeçare, e cila pretendon se foshnja u ngjiz në mënyrë natyrale.

Nëna e të porsalindurës është një mjeke kineze e dalë në pension.

Tian solli në jetë vajzën me lindje cezariane.

Nëse pretendimi i saj është i vërtetë, atëherë Tian është nëna më e vjetër në botë që ka ngjizur fëmijën në mënyrë natyrale.

Rekordin e mëparshëm e mban një grua që lindi në një moshë 10 vite më të vogël se Tian.

Gruaja tha për mediat kineze se shtatzënia nuk ishte e planifikuar. Ajo fillimisht përjetoi gjakderdhje dhe mendoi se ishte sëmurë.

Por kur shkoi në spital për kontroll mjekësor i thanë se ishte shtatzënë.

Vajza e Tian lindi të premten në qytetin kinez Zaozhuang.

Ajo lindi 2.5 kg dhe u quajt nga prindërit e saj ‘Tianci’, që do të thotë dhuratë nga parajsa.

Ndërsa babai i fëmijës, 68-vjeçari Huang tha se gruaja po e ushqen fëmijën me gji dhe se ka punësuar kujdestare për të kujdesur për to.

Share With:



58 Views