E rëndë/ Vogëlushi derdh mbi trup tenxheren me ujë të valuar

Një vogëlush pësoi lëndime të mëdha, pasi padashje hodhi mbi trupin e tij 9 litra ujë të valuar. Dougie Dodd ishte duke luajtur gjatë momentit kur nënë e tij po gatuante.

Në një moment, i cili kishte vetëm dy muaj që kishte lindur, i humbi vëmendjes së nënës së tij, Nadie Hulse dhe rrëzoi mbi trup tenxheren me perime dhe 9 litra ujë.

Nga ky veprim, Dodd pësoi djegie të shkallës së tretë në fytyrë, qafë, kraharor, duar dhe këmbë. Ai u dërgua menjëherë në spital, ku mori ndihmën shëndetësore për dy muaj me radhë.

Aktualisht, Dougie është kthyer në shtëpi, ku po qëndron pranë dashurisë së familjes.

 

 

Share With:



69 Views