E shtuna në shtëpinë e Orgesa Zaimit është dita e krijimtarisë, e vogla e saj ka shkruar “këngën e parë” | Video

Këngëtarja Orgesa Zaimi, këtë të shtunë ja ka dedikuar familjes së saj. Sigurisht vëmendjen më të madhe e marrin fëmijët, të cilët kanë nevojë për përkujdesje dhe argëtim. Si shpesh herë, edhe sot Orgesa ndau pak nga momentet pranë fëmijëve në ‘Instagram’. Më anë të një videoje ajo zbuloi edhe një detaj shumë të bukur për vajzën e saj. “Kënga e parë që ka ‘shpikur’ Bora quhet ‘O Zot i madh’… Vetëm pusulla ka e gjithë shtëpia me çafrëdolloj krijimi që i sjell mendja asaj”,-shkruan Orgesa krahas videos, ku shfaqet teksa lexon këngën e shkruar nga e bija.

Talentin dhe dashurinë për muzikën, e vogla Bora e ka të trashëguar nga e ëma. Nëse deri kur të rritet nuk e humbet dëshirën për ta zhvilluar këtë pasion, me siguri do të bëhet një këngëtare e sukesshme.

Share With:



81 Views