Eddie Murphy bëhet baba për herë të 10-të

Eddie Murphy është bërë përsëri baba. E fejuara e tij Paige Butcher, lindi fëmijën e tij të 10 të premten (30 nëntor).

Max Charles Murphy u soll në jetë në Los Angeles. Të dy, nëna dhe djali janë mirë, sipas një përfaqësuesi të familjes.

Aktori njoftoi se Butcher ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të dytë në gusht. Çifti, që u takuan në vitin 2006 dhe filluan të dilnin në vitin 2016, kanë së bashku edhe një vajzë 2-vjeçare, Izzy.

Eddie i propozoi për martesë 39-vjeçares në shtator.

Murphy ka edhe 8 fëmijë të tjerë nga marrëdhënie të mëparshme. Ai ka djalin Eric, 29 vjeç, me Paulette McNeely, vajzat Bria, 28, Shayne, 24, Zola, 18, Bella, 16 vjeç dhe djalin Miles, 26 vjeç, me ish-bashkëshorten Nicole.

Aktori gjithashtu është baba i Christian, 28 vjeç, me Tamara Hood dhe vajzës Angel, 11 vjeç, me yllin e Spice Girls, Mel B.

Share With:
Translate »
722 Views