Edhe një dhe i japim fund! Kim Kardashian jep detaje për fëmijën e katërt

Ylli i reality show ‘Keeping Up With Kardashians’ Kim është nënë e tre fëmijëve dhe gëzon dashurinë e saj me reperin Kanye West.

Në një intervistë për ‘Elle’, ajo ka treguar se dëshiron të ketë dhe një fëmijë tjetër dhe familja e saj do jetë e plotësuar.

“Shtëpia dhe zemra ime ndihet e plotësuar tani. Nuk mendoj se përballoj më shumë se katër. Koha ime kalon shumë shpejt. Gjëja më e rëndësishme që mban gjallë martesën është që gruaja ti japë partnerit po aq vëmendje sa fëmijëve”, tha 37-vjecarja.

Ata kanë vetëm 1 muaj që janë bërë prindër të vogëlushes Chicago, ndërsa nuk dihet kur Kim do planifikojë që të sjellë në jetë një foshnje tjetër.

Share With:
Translate »
717 Views