Edi Rama zbulon mesazhin që ka ruajtur për të birin kur të rritet edhe pak

Kryeministri Edi Rama është takuar së fundmi me ambasadorët e huaj në vendin tone. Ai ka shprehur mirënjohjen për solidarizimin e treguar nga ata pas tërmetit të 26 Nëntorit që tronditi Shqipërinë. Rama ka marrë shumë mesazhe, nga shumë diplomatë, prej të cilëve ka vecuar atë të Leyla Moses Ones, të ngarkuarës me punë të SHBA-ve.

Ai ka deklaruar se mesazhin e saj do t’ia tregojë djalit të tij, Zahos, kur të rritet edhe pak në mënyrë që t’i mësojë kush është Amerika mike.

“Kjo mbrëmje nuk mund të mos ndodhte në kushtet kur ju të gjithë në këto kohë kaq dramatike jeni treguar po aq shqiptarë sa vetë shqiptarët. Përballë gërmadhave dhe lotëve të 26 Nëntorit detyra juaj ishte të raportonit atë ditë në ambasadat tuaja në kryeqytetet respektive, ndërkohë që unë e di se si ju nuk pritët as të zbardhte mirë dita për të na ofruar solidaritet dhe ndihmë. Nuk kam ndërmend të publikoj ndonjëherë mesazhet tuaja që vijnë në telefonin tim dhe as i ruaj si zakon në ndonjë arkivë, por mesazhin e Leyla-s e kam nxjerrë në një folder të veçantë dhe kur im bir 5 vjeç sot, Zaho, të rritet dhe pak dhe të bëjë pyetjen e parë për SHBA do t’i lexoj atë mesazh për ta prezantuar si shqiptar me Amerikën mike. Ashtu sikundër do vijë dita kur im bir do të inatoset me BE-në unë do i tregoj historinë e zbarkimit të trupave të kërkim shpëtimit mbrëmjen e 26 Nëntorit dhe heroizmit e atyre burrave dhe grave veshur me uniforma të ndryshme që flisnin në gjuhë të ndryshme dhe që vunë në rrezik jetët e tyre për të shpëtuar jetë shqiptare. Do të jetë më e lehtë edhe hyrja në histori në marrëdhëniet me fqinjët rrotull nesh duke ia nisur jo nga ngatërresat politike, por nga rrëfimi i nxjerrjes nga gërmadhat pas thuajse 24 orësh të një djali shqiptar nga trupat fantastike greke të kërkim shpëtimit”, tha Rama.

Share With:
Translate »
858 Views