Egla Harxhi tregon lindjen e vështirë, zgjati 4 ditë

Lindja e djalit të saj u përhap me shpejtësi për faktin që Egla dhe partneri i saj fotograf, kishin shpallur marrëdhënien dhe me një vajzë me emrin Alesia. Ata të tre krijonin familjen më të çuditshme të dëgjuar në Shqipëri, duke qenë që kanë vendosur të lënë Francën për të jetuar në Libofshë.

Megjithatë, me ç’kuptojmë nga një intervistë që mamaja e re, Egla Harxhi, ka dhënë për Top Albania-n, ajo ka lindur në Francë, ku ka jetuar më parë me Jarl Alé de Basseville.

Ajo ka sqaruar dhe kuptimin e emrit të fëmijës që ka ngjallur disa ndjesi të pakëndshme.

Nga latinishtja “lux” do të thotë dritë dhe “fer” mbajtës dhe kuptimi i emrit, sipas saj, është ky.

Ajo ka treguar gjithashtu që lindja ka qenë shumë e vështirë, megjthatë e finalizuar mirë. Dhimbjet zgjatën katër ditë, tri ditët e para, Francën e goditi një stuhi, por të katërtën, kur lindi djalin, doli dielli. Për Eglën ky është një ogur i mirë.

Partneri i saj e postoi foton e djalit më 6 janar, ndërsa ajo një ditë më pas.

Share With:
Translate »
920 Views