Eksperienca e dhimbshme e lindjes “detyron” gratë të mos duan një tjetër shtatzëni

Dhimbje dhe lindje traumatike për rreth 1 milion nëna, janë këto rezultatet e një kërkimi italian, realizuar me iniciativë të Observatorit mbi dhunën obstetrike në Itali (Ovo), sipas të cilit 21% e mamave të reja shprehen se kanë qenë viktima të ndonjë forme – fizike ose psikologjike – të dhunës obstetrike në eksperiencën e tyre të parë të lindjes.
Një eksperiencë kaq negative sa i ka shtyrë 6% të femrave që në 14 vitet e fundit të zgjedhin që të mos ballafaqohen me një shtatzëni të dytë. Rezultatet shqetësuese kanë sjellë një reflektim të shoqatave të gjinekologëve në Itali, mbi menaxhimin e raportit midis gjinekologëve dhe pacientëve, por shpjegojnë gjinekologët “nuk duhet t’i lëmë vend alarmimeve që rrezikojnë të minojnë besimin që femrat kanë te gjinekologët dhe në strukturat shëndetësore që i shoqërojnë në fazat delikate të dhimbjeve dhe të lindjes”.
“Këto të dhëna, – deklaron prof. Giovanni Scambia, president i Shoqatës Italiane të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës Sigo, – imponojnë mbi të gjitha një verifikim mbi menaxhimin e raportit dhe dialogut tonë me pacientët, pasi në vetvete është jo e këndshme që disa gra raportojnë pikërisht për lindjen e tyre si një eksperiencë padyshim negative.
Kërkimi forcon përfshirjen e ne gjinekologëve për sa i përket disa objektivave që ndjekim prej vitesh: një rotacion më i mirë i personelit, si mjekësor si obstetrik në sallat e lindjes; mbyllje e pikave të lindjes që menaxhojnë më pak se 1000 lindje në vit pasi dukshëm kanë mungesë eksperience dhe praktikash të nevojshme; dhe së fundi futja në nivelet thelbësore të asistencës të lindjes pa dhimbje që nuk mund të mbetet një privilegj i rezervuar vetëm për pak gra”.

Share With:



303 Views