Ekspertët alarmojnë për keqpërdorimin e fëmijëve në fushatë zgjedhore

Prezenca e fëmijëve në fushata zgjedhore edhe në këto zgjedhje po vazhdon të vërehet si dukuri, ashtu sikurse në zgjedhjet e kaluara, ani pse me ligj kjo është e ndaluar.

Nga organizata të ndryshme kjo shihet si një keqpërdorim të fëmijëve e veçanërisht nga organizata KOMF që merret me të drejtat e tyre.

Donjeta Kelmendi,  drejtoreshë  në këtë organizatë thotë se përdorimi i fëmijëve tashmë është bërë praktikë e partive për ti përdorur në fushata zgjedhore.

“Shfrytëzimi i fëmijëve në fushata zgjedhore tashmë është bërë praktikë e subjekteve politike që në fushatat e tyre zgjedhore, të shfrytëzojnë fëmijët të promovimit të partive politike apo për shfrytëzim të promovimit të  programeve të tyre zgjedhore.

Ne kemi reaguar si koalicion edhe në zgjedhjet e kaluara ku kemi bërë thirrje partive politike por edhe prindërve edhe fëmijëve duke apeluar që kjo të mos ndodhë, është  e dëmshme nuk është në interesin e fëmijëve politizimi i fëmijëve për qëllimin e partive politike.

Ajo shprehet se kanë bërë thirrje që të raportohet për raste të tilla.

“Kemi bërë thirrje edhe mediave gjatë mbulimit të fushatave të raportojnë kur haset në raste të tilla ngase është edhe e ndaluar me ligj. Edhe në këtë fushatë e cila ka filluar ne i bëjmë thirrje, që të mos shfrytëzojnë fëmijët për qëllimet e tyre ose për programet e tyre zgjedhore”, thotë ajo, për EkonomiaOnline .

Kelmendi u bën thirrje edhe prindërve që mos të i politizojnë fëmijët dhe të mos i marrin me vete në tubime partiake.

Po ashtu ajo apeloi që edhe shkollat të kenë kujdes që të mos lejojnë që nxënësit të humbin procesin mësimor.

“I bëjmë thirrje prindërve që të mos i politizojnë fëmijët të mos i marrin fëmijët në aktivitetet të cilat organizohen nga partitë politike, i bëjmë thirrje edhe shkollave të kenë një kujdes që mos të lejojnë që fëmijët  të mos ndërprenë procesin mësimorë për të iu bashkuar aktiviteteve politike, në të njëjtën kohë u bëjmë thirrje edhe vet fëmijëve nuk është në interesin  më të mirë të tyre të mos marrin pjesë, nuk pjesë të politizohen, prandaj nuk është aspak në rregull që fëmijët të shfrytëzohen  për qëllime të partive politike.

Kelmendi  thotë se fëmijët e kanë vendin në shkollë e jo në fushatë.

Ajo shton se e partitë në vend që t’i bëjnë pjesë të tubimeve të tyre më mirë është që të fusin programe për investime direke për fëmijët, pasi kjo mund të qojë edhe në dhunë në mes të fëmijëve.

“Fëmijët kanë përgjegjësitë e tyre nuk kanë pse të merren me partitë politike ose me programet zgjedhore, nuk është mirë që fëmijët të politizohen mund të vije deri tek kacafytja ose dhuna në mes të fëmijëve  bashkëmoshatarëve nëse ata politizohen.

Fëmijët nuk e kanë vendin në fusha, fëmijët e kanë vendin në bankat shkollore  pranë familjeve ose në shoqëri në komunitet por assesi në fushata. Deri më tash fatkeqësisht të drejtat e fëmijëve mbrojtja e fëmijëve nuk kanë qenë prioritet, në kuadër të qeverive kjo është vërtetë për keqardhje duke qenë që 30 % të popullsisë e përbëjnë fëmijët”.

Kelmendi thotë se të gjitha partitë janë të përfshira në këto dukuri  dhe shprehet se është trendi i njëjtë sikur në zgjedhjet e kaluara.

“Kemi pasur reagime duke përfshirë edhe Demokracia në Veprim sa i përket përfshirjes për fushatë zgjedhore, nuk mund të themi që ndonjë prej partive nuk i ka përfshirë më shumë ose më pak, të gjitha partitë kanë përfshirë fëmijët ose kanë shfrytëzuar fëmijët në kuadër të fushatës. Është një trend i njëjtë nuk është që ka një rënie, vazhdon të ketë përfshirje të fëmijëve, për më shumë do të i presim rezultatet e organizatave dhe të medieve dhe nga organizatat të cilat monitorojnë fushatat me që ne si koalicion nuk e kemi mandat monitorimin e proceseve të tilla”, thotë ajo.

Sociologu,  Sami Rexhepi shprehet bën me dije se përfshirja e fëmijëve në fushata elektorale mund të ndikojë negativisht në personalitetin e tyre.

“Kohëve të fundit po shihet një tendencë gjithnjë e më e madhe në involvimin e fëmijëve gjatë fushatave zgjedhore, që nuk është aspak e mirë dhe aspak e shëndetshme për zhvillimin e fëmijëve. Shfrytëzimi i fëmijëve  në fushatë është një mesazh shumë i keq për fëmijët tanë , se e vetmja mënyrë për me mbërri diçka për me pas një sukses ose me e pas një vend punës ose një pozitë në shoqëri është përmes ngjyrosjes politike. Kjo nuk është aspak për  motivimin e fëmijëve që ta zënë një vend që përparojnë  përmes punës së tyre kreative”, thotë ai.

Pavarësisht këtyre thirrjeve, partitë politike, por edhe vet prindërit vazhdojnë t’i ekspozojnë fëmijët në tubime të ndryshme elektorale.

Share With:
Translate »
443 Views