Ekspertët kanë vetëm një fjalë për shprehinë e çuditshme të Meghan Markle në fotot e familjes mbretërore

Dje, Clarence House publikoi dy foto të adhurueshme të familjes mbretërore në nder të 70-vjetorit të Princit Charles.

Por Dan Hill, një ekspert në leximin e shprehive të fytyrës dhe autor i “Famous Faces”, ka deshifruar çdo personazh në këto korniza dhe, ju mund të mos e imagjinoni, por është më shumë dramë se buzëqeshje.

View this post on Instagram

#royalfamily

A post shared by Kids' time (@kidstime.al) on

Sipas tij, dy fotografitë janë drastikisht të ndryshme jo vetëm në formalitetin e tyre, por në mënyrën se si familja, me sa duket, ka pozuar në çdo shkrepje.

Veç të gjithë personazheve në foto, Hill ka vetëm një fjalë kur është fjala për Meghan, në këto foto: e stresuar. “Qepallat e hapura, vetullat lart, sytë e zmadhuar, madje duket se në anën e djathtë edhe pak më shumë, ndërsa buzëqeshjen e ka shumë të sikletshme e të shtirur”,- thotë ai. Në thelb, Meghan, me të vërtetë, nuk duket e natyrshme në këtë foto, gjë që, në të vërtetë, nuk është një gjendje e zakontë e për dukeshën.

Foto 1

Meghan është një natyrë e gjallë, ndaj është e pazakontë një shprehje e saj në këtë mënyrë, sipas mendimit tim. Ka një ndjenjë ‘burgimi’ për këtë familje, duke pasur parasysh detyrat dhe dinamikën familjare”, – shton më tej Hill.

Foto 2

Ndërsa këtu, fotoja ka sinjale të tjera: “Çfarëdo shakaje që mund t’u ketë thënë fotografi apo diçka e ngjashme me këtë, sigurisht që ka funksionuar për Meghan”,- thotë Hill. Kjo është një buzëqeshje e vërtetë e Meghan, ndërsa e para nuk ishte. Këtu ajo është “çliruar” nga tensioni.

Share With:



237 Views