Ekstremistët më vranë fëmijën – rrëfehet pengu kanadez

Joshua Boyle, kanadezi i mbajtur peng bashkë me familjen e tij, për 5 vjet nga esktremistë të afërt me talebanët mbërriti të shtunën në Kanada, ku rrëfeu për tmerret e përjetuara.

Ai tha se rrëmbyesit, pjestarë të rrjetit Hakani, i kishin vrarë një vajzë, e kishin përdhunuar të shoqen gjatë burgosjes.  Asgjë nuk dihej për fëmijën të katert të çifit, para se Boyle të fliste me gazetarët në aeroportin e Torontos. 

“Injoranca dhe ligësia e rrjetit Hakani në rrëmbimin e një pelegrini dhe gruan e tij disa muajshe shtatzënë u eklipsua vetëm nga injoranca dhe ligësia e autorizimit të vrasjes së vajzës time të mitur dhe përdhunimit sistematik të bashkëshortes”, rrëfeu Boyle.

Familja u rrëmbye në Afganistan në vitin 2012, edhe pse nuk është ende e qartë se çfarë po bënte atje. Edhe vetë prindërit e çiftit kanë ngritur pikëpyetje mbi qëllimin e vizitës së tyre në këtë vend. 

Gjithsesi Boyle tha për gazetarët në Toronto se ata ishin përpjekur t’i shpërndanin ndihma fshatarëve në një rajon të kontrolluar nga talebanët, ku sipas tij nuk kishte shkuar asnjë organizatë apo vullnetar. 

Bashkortja e tij ishte në muajt e fundit të shtatzënisë në atë kohë, me fëmijët e tyre të parë. Këtë javë ata u ritkthyen me 3 fëmijë, të tre të lindur në izolim e më i vogli thuhet të jetë në gjendje jo të mirë. Familja u shpëtua nga ushtria pakistaneze gjatë nje operacioni prane kufirit afgan. 

Share With:
Translate »
648 Views