Elhaida Dani realizoi ëndrrën e fëmijërisë dhe na bëri krenarë edhe një herë

Prej disa kohësh, Elhaida Dani është duke zhvilluar turneun e muzikalit “Notre-Dame de Paris”, ku ajo interpreton Esmeraldën. Kjo është një arritje e madhe për Elhaidën, e cila po i ngjit shkallët e suksesit me hapa të shpejtë. Në një intervistë për revistën Class, në fund të muajit të kaluar, ajo u shpreh e emocionuar që për pak ditë do të interpretonte në Arenën e Veronës, që për të ka qenë një ëndërr fëmijërie. Epo, Elhaida e ka realizuar këtë ëndërr me shumë sukses duke na bërë krenarë për të disatën herë.

Më në fund, ajo e ka prekur skenën e madhe të ‘Arena di Verona’ dhe nuk mund të ishte ndryshe përveçse një ëndërr. Elhaida ka ndarë disa foto në Instagram, në një prej të cilave shkruan:

“A ndodhi vërtetë? Një ëndërr!”

Share With:
Translate »
379 Views