Eli Fara: Do e bëj një fëmijë tjetër por me 1 kusht

Eli Fara mbetet prej vitesh një nga këngëtaret më të dashura për publikun, por edhe ndër më të komentuarat në media e rrjete sociale. Eli ishte e ftuar sot në emisionin “Thumb” ku tregoi se ka dashur gjithmonë të ketë më shumë se një fëmijë.

Këngëtarja u shpreh se do ta bënte një fëmijë tjetër nëse do të gjente partnerin ideal.

“Më parë thoja dua të kem 3 fëmijë. Nuk kam dashur kurrë që të kisha vetëm një. Ndoshta profesioni, koha kalon shpejt. Pastaj është edhe problemi tjetër që fëmijën duhet ta bësh me njeriun e duhur. Nuk është aq e lehtë të bësh një fëmijë. Ndoshta nuk më doli përballë ndonjë njeri i duhur që të bëja një tjetër fëmijë”, u shpreh Eli.

Share With:
Translate »
693 Views