Elisa Spiropali fotografohet me barkun e rrumbullakosur te ‘Panairi i librit’

Ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, është në pritje të ëmbël. Në janar ajo pritet të bëhet nënë për herë të dytë, por këtë herë me një djalë, pas vogëlushes Nalta.

Së fundmi, Elisa ka shkuar në ‘Panairin e librit’ dhe ka blerë librin e Andi Bejtja. Ky i fundit ka publikuar një foto me të në profilin e tij të Facebook-ut teksa është shprehur se ka kuptuar që ka më shumë se dy socialiste që ia pëlqejnë fotografitë.

Në foton në fjalë, ministrja ka veshur një triko të zezë dhe një xhaketë. Të gjithë vëmendjen e merr barku i saj i rrumbullakosur që i ka dhënë një nur komplet tjetër.

Share With:



115 Views