Elita Rudi dhe Gjiko bëhen prindër për herë të parë, zbuloni gjininë e fëmijës

Çifti i njohur i showbiz-it shqiptar, Elita Rudi dhe Gjiko janë bërë prindër për herë të parë ditën e sotme. Lajmin e ka bërë të ditur mamaja e këngëtarit me anë të një postimi në ‘Instagram’, ku ka zbuluar dhe gjininë e fëmijës.

“Ndjenjë e veçantë, nga sot gjyshe”, shkroi ajo në foton me buqetën me lule mbi të cilën shkruhej ‘Është djalë’.

Kujtojmë se Elita dhe Gjiko e kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë, në muajin shtator të vitit që lamë pas. Menjëherë pas ceremonisë së tyre, lindën spekulimet për një shtatzëni të mundshme të moderatores dhe nuk kaloi shumë kohë nga konfirmimi i këtij lajmi.

Ne i urojmë jetë të gjatë vogëlushit, emrin e të cilit besojmë se do na e zbulojë vetë çifti në ditët në vijim.

Share With:



1080 Views