Elita Rudi na tregon me një foto se si i ka marrëdhëniet me mamanë e Gjikos dhe si e thërret atë

Elita Rudi i dha fund beqarisë ditë më parë duke kurorëzuar kështu në martesë lidhjen e dashurisë me reperin Gjiko. Dasma madhështore e çiftit të famshëm ishte kryefjala e mediave për disa ditë me radhë. Shtatzënia e Elitës, e bëri këtë dasmë akoma edhe më të komentuar.

Edhe pse nuk e ka pranuar ende, dyshohet se moderatorja e njohur është në pritje të ëmbël. Teksa pret të bëhet nënë, Elita mesa duket preferon të kalojë kohë me gjyshen e bebes që do të vijë në jetë së shpejti. Elita ka publikuar në Instastory një foto me nënën e Gjikos dhe bashkangjitur saj ka vendosur një zemër dhe një trëndafil. Moderatorja e njohur na ka treguar gjithashtu si e thërret vjehrrën e saj. Elita me shumë dëshirë nuk e thërret në emër, por preferon t’i thotë “Nano”. Mesa duket ato paskan një marrëdhënie të mirë me njëra-tjetrën.

Share With:
Translate »
600 Views