Emina gati për të zbuluar gjininë e fëmijës, por ndjekësit konfuzohen më shumë se kurrë!

Supermodelja e njohur shqiptare Emina Çumulaj është mjaft transparente për sa i përket jetës së saj private. Në profilin e saj, gjen foto pafund të vajzës së saj Ella Faria, me të cilën na ka njohur qëkur ajo ka ardhur në jetë. Ne njohim gjithashtu edhe bashkëshortin e saj, Sam. Emina vazhdimisht na tregon se është shumë e lidhur me motrën dhe vëllezërit e saj. Pra Emina na ka treguar çdo gjë përveç, gjinisë së bebit të dytë që po pret. Sot supermodelja ka publikuar në Instagram një foto ku shfaqet me tullumbace rozë, çfarë të shkon në mendje automatikisht se ajo po pret një vajzë.

Bashkangjitur fotos Emina shkruan se mezi po pret të takohet me pjesëtarin më të vogël të familjes së saj. Emina shkruan gjithashtu se tullumbacet janë nga festa e 2-vjetorit të vajzës së saj. Pra Emina po pret apo jo një vajzë të dytë? Këtë nuk mund ta themi me siguri pasi Emina sërish na e konfuzoi situatën.

Share With:



1723 Views