Emina për herë të parë darkë me vajzat, ndan një “shqetësim” me të gjitha nënat

Emina Çunmulaj është nënë e dy vajzave, Ella Faria 2 vjeçe dhe Mia Soraya 5 muajshe. Ish-modelja shqiptare tregon shumë kujdes për vogëlushet, por siç duket ajo nuk e ka shumë të lehtë menaxhimin e kohës për të dyja. Emina ka publikuar në ‘Instagram’ një fotografi, në të cilën shihet duke konsumuar për herë të parë darkën bashkë me Ellan dhe Mian. Duke qenë se vajzën e vogël nuk e ushqen më me qumësht gjiri, e ka mësuar të konsumojë ushqim të lehtë fëmijësh. Bashkangjitur fotografisë, Emina ka shkruar se nuk është nënë perfekte, sepse çdo ditë i duhet të përballet me sfida të reja.

Më tej ajo ka treguar se e ka paksa të vështirë t’i shpjegojë Ellas se edhe Mia ka nevojë për kohë speciale, ashtu siç kalon vetëm me të. Në fakt ky nuk duhet të jetë një problem vetëm i Eminës, sepse të gjitha nënat e kanë të vështirë t’u shpjegojnë fëmijëve të vegjël se të gjithëve duhet t’u kushtojnë vëmendje. Për këtë arsye, Emina në fund ka dhënë një këshillë për të gjitha nënat që të mos ndihen nën presion dhe të bëjnë më të mirën që dinë.

Share With:
Translate »
652 Views