Emocione, lot dhe përqafime! Ushtaraku shqiptar kthehet nga Afganistani, i bën surprizën e këndshme nënës

Emocione, lot dhe përqafime. Kjo është shprehia e situatës, kur i biri kthehet dhe i bën surprizë nënës së tij.

Ankthi i një nëne kur ka djalin në laftë është një ankth që mbaron vetëm kur ai kthehet në shtëpi dhe e përqafon.

Shkëlqim Hoxha, ushtar që ishte në Afganistan mendoi që kthimin në atdhe ta bënte në formë surprize, e për këtë ai nuk i tha gjë nënës së tij, por vendosi që të shkonte tek puna e saj.

Teksa pa të birin me rroba ushtarake, ajo harroi çdo gjë dhe me lot në sy u hodh në krah të tij, duke e përfaqur dhe duke shpërthyer në lot.

“E keni parasysh mallin dhe merakun e nënës për birin e saj? Imagjinojeni kur ai është ushtarak dhe ka shkuar të shërbejë në Afganistan. Ushtari i III Shkëlqim Hoxha nga batalioni i II i këmbësorisë, i cili është kthyer nga misioni në Herat i ka bërë këtë surprizë nënës së tij ditën e kthimit nga misioni.”-shkruan ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila ka publikuar videon në profilin e saj në Facebook.

Kthimi i ushtarit nga Afganistani

E keni parasysh mallin dhe merakun e nënës për birin e saj?Imagjinojeni kur ai është ushtarak dhe ka shkuar të shërbejë në Afganistan.Ushtari i III Shkëlqim Hoxha nga batalioni i II i këmbësorisë, i cili është kthyer nga misioni në Herat i ka bërë këtë surprizë nënës së tij ditën e kthimit nga misioni.#KrenariPërFA🇦🇱

Posted by Olta Xhacka on Tuesday, November 5, 2019

 

Share With:



370 Views