Emocionohet Alketa : “E pabesueshme, shikoni çfarë kam gjetur, fiks sa vajza ime!”

Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu së fundmi është bërë mjaft nostalgjike për kohët e fëmijërisë dhe ka publikuar vjershat e saj të krijuara në vitin 1996.

Vejsiu ka shpërndarë me ndjekësit në Instagram disa video, teksa bën publike përmbajtje nga gazeta e parë që ajo ka bërë në shkollë.

Moderatorja e dashur për publikun, siç mund ta kuptoni nga videot e postuara është emocionuar tej mase dhe është shprehur në këtë mënyrë: “Ua e pabesueshme, shikoni çfarë kam gjetur. Maj, viti 1996, Vogëlushët. Kjo është gazeta e parë që kam bërë unë në shkollë. Ua e paparë, fantastike ë! Alketa Vejsiu bënte poezi. Ç’i kam këto poezi kështu që kam bërë. O Zot, e pabesueshme! Sa kujtim i bukur. Klasa e gjashtë. Kam qenë fiks sa është goca ime sot. Ky ka qenë botimi i parë.”

Ëhë, Alketa ka qenë fiks në klasë të gjashtë kur ka shkruar poezinë që sapo dëgjuat. E talentuar, apo jo?

Share With:
Translate »
1179 Views