Emocionon Genc Prelvukaj me urimin për të birin

Nga martesa e tij e parë me Arta Arifin, reperi Genc Prelvukaj ka një djalë të quajtur Gjin. Ai është pjesë e pandashme e reperit, edhepse rrallë herë e shohim bashkë me të publikisht. Por për Gjinin kjo e enjte është një ditë e veçantë. Ai po feston ditëlindjen e 12-të ndërsa babai i tij Genci, të birin e ka uruar si rrallë herë në rrjete sociale.Babai shkruan për Gjinin urimet më të bukura, që vetëm një baba mund t’ia dëshirojë djalit të tij. Përplot dashuri e emocion, Genci të përlot me ato që i dëshiron për të birin.


“Gjin urime ditelindjen. Sot ti i mbush dymbedhjete e une do te doja pafund qe te behesh njeqind vjec. Te kesh lumturi, fat dhe shume dite te bukura. Dua te jesh i mire me njerezit, plot respekt dhe te dhurosh dashuri e miresi kudo te jesh. Ta duash familjen, vendin tend dhe te punosh cdo dite per te qene i zoti ne cdo gje qe te intereson. Une do te jem gjithmone prane teje. Te don Babi”, ka shkruar Prelvukaj në Instagram.
Në ndërkohë ai ka nisur një lidhje të re dashurie me këngëtaren nga Shqipëria, Eni Koçin, romancën me të cilën nuk e ka konfirmuar, megjithatë, në këngën e tyre të fundit bashkë, në mes rreshtash dyshja e pranon të jenë dashuruar deri në vesh dhe se më s’iu rrihet pa njëri tjetrin.

Share With:



1834 Views