Emocionuese/ Hare dhe gëzim në shtratin e babait të sëmurë

I ka mbetur pak më shumë se një javë jetë, por ish-ylli i Rangers, Fernando Ricksen mendon se si të bëj të lumtur vajzën e tij. Kjo e fundit festoi ditëlindjen e saj të 7-të dhe 42 vjeçari, i cili vuan nga një sëmundje e neuroneve, krijoi një atmosferë speciale për vajzën e tij.

Dhomën ku po kalon momentet e fundit të jetës, Ricksen e kishte zbukuruar me afishe, dhurata dhe balona, duke lënë mënjanë sëmundjen e rëndë. Në videon e publikuar dhe shpërndarë nga bashkëshortja e Fernandos, Veronika shihet qartë gëzimi i vajzës së vogël, që po feston ndoshta ditëlindjen e saj të fundit nën shoqërinë e babait të saj.

Kjo pasi mjekët konfirmojnë se organizmi i Fernandos reziston deri më datën 28 të këtij muaji. Për këtë fakt, Fernando Ricksen ka njoftuar të gjithë shokët dhe tifozët e tij se kush dëshiron ta takojë për herë të fundit ta vizitojë atë në këtë dhomë, ku mbahet nën kujdesin e rreptë të mjekëve.

Share With:
Translate »
430 Views