Emocionuese: I braktisur nga familja, çifti rom adopton Indritin 8-vjeçar pas betejave ekonomike dhe ligjore

Indriti, një djalë 8-vjeçar nga Fieri pas shumë vështirësive në jetë tashmë ka edhe ligjërisht familjen e tij që është përkujdesur për një periudhë të gjatë për të.
Ai erdhi në jetë nga një lidhje jashtëmartesore, ndërsa nëna e tij biologjike e braktisi për shkak të aftësive të saj tejet të kufizuara.
Një çift rom, prindër të dy vajzave nisën të përkujdeseshin për Indritin dhe ta donin si djalin e tyre. Por gjesti human i tyre nuk u ndal këtu. Ata bënë çmos ta adoptojnë pavarësisht vështirësive të shumta ekonomike dhe ligjore.
Një qendër ligjore në Fier, me mbështetjen e PNUD i erdhën menjëherë në ndihmë.
“Kur dëgjuam për qendrën e ndihmës ligjore falas në gjykatën e rrethit Fier, ne nuk arrinim ta besonim këtë gjë. Ne e kuptuam që kjo gjë ishte e vërtetë vetëm kur u takuam me avokatin mbrojtës. Ishte një shërbim i madh për njerëzit si ne”, shprehen ata.
Tani Indriti ka një familje që mund të përkujdeset për të. Ai shkon në shkollë dhe gëzon të tjera të drejta që i takojnë. Historia e artikullit: www.un.org.al

Share With:
Translate »
614 Views