Emocionuese, vogëlushi dhuron derrkucin e kursimeve të veta për të prekurit nga tërmeti

Mijëra qytetarë, brenda dhe jashtë vendit, janë solidarizuar me familjet e prekura nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit, që goditi vendin tonë, duke ofruar ndihmë sipas mundësive të tyre.

Veç rasteve të ndryshme të ndihmave të ofruara, nuk mund të kalonte vëmendja nga gjesti shembullor i një djali të vogël, i cili ka vendosur që kursimet e veta t’ia japë një familjeje të prekur nga tërmeti.

Duke e ndarë me të gjithë miqtë në Instagram këtë moment emocionues, kur vogëlushi i dorëzon kursimet e tij një vajze të vogël, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vlerëson veprimin e tij shembullor.

Share With:
Translate »
424 Views