“Ëndrra në sirtar” e 2 adoleshentëve bëhet realitet, motër e vëlla rikthehen në shkollë

Dita ditë pasi emisioni “BOOM” transmetoi rastin e dy adoleshentëve, vëlla e motër,  Madalena 17 vjeç dhe Juljani 16 vjeç, të cilëve u ishte mohuar arsimi pas mbarimit të shkollës 9-vjeçare për shkak të kushteve tejet të rënda ekonomike, u vu menjëherë në lëvizje Drejtoria e Arsimit Fier.

Drejtoresha e DAR Fier,Yllka Beci, pasi kontaktoi me biznese të ndryshme, arriti të sigurojë transportin e fëmijëve për në shkollë.

Sot Madalena dhe Juljani janë ulur në bankat e shkollës së mesme “Vasil Sota”.

Beci: Sapo pashë emisionin tuaj angazhova të gjithë DAR Fier që këta fëmijë të regjistrohen në klasën e 10 në shkollën më të afërt të qendrës së banimit të tyre duke u siguruar aty librat, çantat, mjetet shkollore dhe veshje. Po ashtu përmes një zonje shumë të nderuar të qytetit tonë që është biznesmene 350 mijë lekë të vjetra për transportin e tyre nga dita e sotme deri në qershor.

Të dy motër e vëlla nuk përmbajnë dot emocionet, teksa me lot gëzimi premtojnë se do të japin maksimumin për rezultate sa më të larta.

Share With:



86 Views