Eneida Xhelili: Mëmësia më ka ndryshuar | Video

Jemi mësuar të shohim mëngjeseve në ekranet e televizionit teksa moderon. Por, ndryshe nga herë të tjera gazetarja Eneida Xhelili ishte sot e ftuar në studion “Rudina”, në Tv Klan për të folur për jetën e saj.

Xhelili ishte në studio së bashku me vajzën e saj 5-vjecare, Franka.

Gjatë emisionit moderatorja foli për jetën private dhe përvojën e mëmësisë. Ajo tha se pas lindjes së vajzës ka ndryshuar shumë.

“Kur ka ardhur në jetë Franka kam kuptuar se teoria me praktikën ndryshojnë shumë. Aty fillojnë sakrificat, ndjen më shumë përgjegjësitë për të qenë model i mirë për fëmijën. Duhet shumë punë. Prindërimi është një zanat pa diplomë, s’ka formula dhe as kurse. Secili që flet tregon eksperiencën e vet, por përvoja me fëmijën tënd është e papërsëritshme”, tha Xhelili.

Share With:



301 Views