Era Rusi konkurroi tek ‘Kënga Magjike’ 14 vjeçe dhe nuk e paska përjetuar aspak mirë

Ajo është prezente prej vitesh me këngë vërtet të bukura në festivalin e rëndësishëm të muzikës shqiptare “Këngës Magjike”. Era Rusi edhe këtë vit konkurron me baladën “Mos ma merr”. Kjo me siguri nuk është pjesëmarrja e saj e fundit në këtë festival. Mirëpo, a e mbani mend këngën e saj të parë në “Këngën Magjike”?

Era Rusi kur ishte vetëm 14 vjeçe konkurroi në këtë festival me këngën “Lotët  engjëllit”. Ishte viti 1999 kur Era guxoi të këndonte në skenën e “Këngës Magjike”, por ajo nuk e përjetoi mirë, pasi nuk kaloi në finale dhe qau shumë. Ajo çfarë i mbeti në mendje ishte edhe reagimi i shokëve të klasës kur e panë në skenë. Në emisionin “Jo vetëm modë” në Tv Klan, Era e ka treguar, sigurisht  duke qeshur këtë episod jo shumë të këndshëm nga pjesëmarrja e saj e parë në “Këngën Magjike”.

Share With:
Translate »
947 Views