Eranda Libohova rrëfen humbjen e madhe: Me nënën nuk ngopesh kurrë

Eranda Libohova një nga këngëtaret më të dashura të publikut shqiptar, ka qenë sot e ftuar në studion e Rudina Magjistarit ku ka rrëfyer humbjen e madhe të jetës së saj. Libohova tregoi se pak kohë më parë ajo humbi nënën me të cilën jetonte prej shumë vitesh. Në intervistën me Rudinën ajo është shprehur se i mungon çdo ditë dhe se tashmë vendi i saj në shtëpi është gjithmonë bosh. ‘Me nënën nuk ngopesh kurrë’, tha Eranda Libohova, duke kujtuar shprehjen e një mikeshe të saj, teksa bënte rezistencë të mbante lotët. Rudina kujtoi disa nga momentet më të bukura të Erandës me të ëmën, të cilat ajo i ka ndarë me miqtë e saj në ‘Instagram’. Eranda Libohova ishte e ftuar në studion e Rudina Magjistarit për të folur për projektin e saj të fundit ‘14’, por ajo zbuloi se së shpejti do të ketë një dedikim për të gjitha nënat shqiptare. Kids Time ka një moment shumë të lumtur të këngëtares me nënën e ndjerë.

Share With:



113 Views