Erjona Sulejmani flet për marrëdhënien aktuale me Blerim Xhemailin

Erjona Sulejmani duket se ruan raporte të mira me ish-bashkëshortin e saj, Blerim Xhemaili. Ajo i ka bërë të ditur një ndjekësi kurioz se marrëdhënia e tyre është  ajo e dy prindërve që mendojnë për të mirën e fëmijës.

“Jo. Ne jemi thjesht dy prindër që mundohemi të jemi ‘normal’, që të mundësojmë një rritje të shëndetshme të fëmijës sonë”-ka shkruar Erjona Sulejmani krahas një fotoje të publikuar me futbollistin shqiptar të Zvicrës, të shkrepur gjatë kohës kur djali i tyre ishte më i vogël në moshë.

Risjellim në vëmendje se pak kohë më parë Erjona Sulejmani u komentua së tepërmi nga mediat rozë për shkak të deklaratës së bërë fill pas divorcit, se futbollistët nuk janë të mirë në shtrat.

Share With:
Translate »
416 Views