Është 49 vjeçe, por Naomi Campbell thotë se ende nuk është e gatshme të bëhet nënë

Bukuroshja, Naomi Campell, ka treguar së fundmi që përkundër moshës, ajo nuk është ende e gatshme të bëhet nënë.

Në një intervistë të dhënë për “WSJ”, Campell, ka folur shkurt rreth më të rejave në jetën private dhe profesionale të saj, duke shtuar se të bërit nënë nuk është njëherë prioriteti isaj.

Naomi Campbell (Foto: Pascal Le Segretain/Getty Images/Guliver)

“Naomi të ketë fëmijë, ende jo, do të shoh se çfarë më sjell universi”, ka thënë 49-vjeçarja.

Ndërkohë, ajo tutje tregoi se të qenit e beqare, nuk e ka bërë atë të ndjehet e vetmuar.

Naomi Campbell (Foto: Ian Gavan/Getty Images/Guliver)

Të jesh vetëm nuk do të thotë të jesh e vetmuar. Nuk kam kohë të mërzitem dhe nuk kam kohë të jem e vetmuar”, ka thënë bukuroshja e famshme.

Përkundër viteve që kalojnë, Naomi vazhdon të mbetet në top formë, dhe kjo falë kujdesit të shtuar që ka në ndjekjen e palestrës

Share With:



48 Views