Estela Ujka rrëfen për herë të parë për dy momentet më të dhimbshme të jetës

Dy vjet përpara se të lindja vajzën e tretë, unë kisha kryer një ndërhyrje në Shqipëri. Kisha kryer në ndërhyrje në gisht. Ishte një tumor mes beninj dhe malinj, pra nuk është malinj me risk jete, por nëse ndërhyrjet nuk kryhen siç duhet, mund të ketë edhe pasoja fatale. Për fatin tim të keq, hera e parë në
spitalet private në Shqipëri nuk rezultoi e suksesshme, edhe pse nuk dhanë asnjë lloj përqindje që ky tumor do të përsëritej. Ndërkohë që u përsërit dhe vendimi për ta bërë sërish në Shqipëri, mua më dukej i pamundur.
Mundësitë që të bëhej mirë operacioni ishin herën e parë dhe praktika në Amerikë ishte që të mos bëje biopsi vetëm të pjesës që kishe hequr, por edhe të pjesës që kishte mbetur.

Kjo ishte deklarata e blogeres së njohur Estela Ujka disa muaj më parë, e ftuar në “Rudina”, nga ku foli për herë të parë për sëmundjen e rëndë dhe shqetësimin e madh që i solli ajo pas disa operacionesh.

Një prej infuencueseve më të mëdha të rrjetit, Estela asnjëherë nuk ka dashur të jetë vetëm një imazh i bukur, me forma ideale, që të frymëzojë stile veshjesh për mëngjes, mbrëmje, festa apo edhe për të reklamuar trupin perfekt. Gjithmonë ka dashur të jetë shumë më shumë se një imazh i bukur blogu, sepse me jetën e saj do të jetë një shembull i mirë i të pranuarit të vetes, ndaj edhe sa herë i është dhënë rasti, ka ndarë me miqtë në rrjet shumë copëza nga jeta personale.

Edhe sot, e ftuar në “Pushime on Top”, Estela foli për dy momentet më të vështira të jetës së saj – për njërin, në fakt, nuk kishte folur asnjëherë më parë dhe as e kishte ndarë me askënd.

Ndarja nga jeta e nënës ishte e dhimbshme, ndoshta edhe për këtë arsye ajo nuk ka dëshirë t’i rikthehet: “Nuk kam folur asnjëherë për këtë dhe tani nuk dua të flas… Ndarja nga jeta e mamit më ka ndryshuar edhe si njeri dhe kam kuptuar që jemi kalimtarë në këtë jetë… Në atë kohë, sapo isha bërë nënë. E kalova, por unë nuk mund ta jem kurrë si ajo, ama ashtu siç na mësoi ajo ne si fëmijë, të falim dashuri, t’i themi njëri-tjetrit sa e duam, ashtu edhe unë mundohem ta bëj këtë me vajzat e mia”, – shton Estela.

Edhe pas një sëmundjeje aspak të lehtë për t’u përballuar, Estela e gjen veten edhe më të fortë ndaj sfidave të jetës.

Share With:
Translate »
853 Views