“Fabrika e foshnjeve”, sipërmarrësi japonez merr atësinë e 13 fëmijëve surrogat

Një gjykatë e Bangkokit i ka dhënë të drejtat e atësisë një burri japonez për mbi 13 foshnje të lindura nga nënat surrogate.

Vendimi lejon Mitsutoki Shigetën, 28 vjeç, të ndjekë kujdestarinë e fëmijëve.

Djali i një sipërmarrësi të pasur, shkaktoi polemika në 2014 kur u zbulua se kishte lindur 16 foshnja nëpërmjet surrogateve në Tajlandë.

Rasti i tij i njohur si”fabrika e foshnjave” bëri që Tajlanda të ndalonte zëvendësimin komercial për të huajt.

Z. Shigeta, i cili nuk ishte i pranishëm në gjyq, mori të drejtat prindërore pasi zëvendësuesit tajanë humbën të drejtat e tyre, sipas gjykatës.

“Për lumturinë dhe mundësitë që 13 fëmijët do të marrin nga babai i tyre biologjik, i cili nuk ka histori të sjelljes së keqe, gjykata vendos që 13 të lindurit nga surrogatet të jenë fëmijë ligjor të paditësit”, tha Gjykata Qendrore për të Miturit në Bangkok në një deklaratë.

Në vitin 2014, zoti Shigeta u hetua nga Interpol për trafikimin e qenieve njerëzore pasi u mësua se kishte lindur 16 fëmijë surrogat në Tajlandë.

Brenda apartamentit të tij u gjetën nëntë fëmijë të lindur nga gra të ndryshme, por biologjikisht fëmijët e tij.

Shigeta u largua nga Tajlanda , por më vonë paditi Ministrinë e Zhvillimit Social dhe Sigurinë Njerëzore për kujdestarinë e fëmijëve.

Mediat tajlandeze shkruajnë se 28 vjeçari ka thënë se donte të kishte mbi 100 fëmijë.

“Gjëja më e mirë që mund të bëj në botë është që të lë pas shumë fëmijë”, ishte shprehur Shigeta për “New Life Global Network”, një prej qendrave të fekondimit që i shërbyen të riut.

 

Share With:
Translate »
623 Views