Fahriye dhe Burak në pritje të fëmijës së parë, çifti fillon përgatitjet

Para disa kohësh u bë i ditur lajmi se dyshja e aktorëve Fahriye Evcen dhe Burak Ozcivit, do të bëhen prindër për herë të parë. Pas shumë përpjekjesh dyshja më në fund ja ka dalë të realizojnë dëshirën e madhe.

Meqënëse Fahriye është në muajt e parë të pritjes së ëmbël, ajo i ka problem aromat dhe shpesh i shkaktojnë të vjella. Për këtë arsye aktorja i ka ndaluar bashkëshortit të përdorë parfume. Por jo vetëm kaq, duket se aktorja e ka marrë shumë seriozisht prindërimin dhe që tani ka filluar t’i vendosë kushte Burakut. Mediat turke shkruajnë se ata kanë vendosur të lexojnë nga 10 libra secili për të mësuar si të rrisin fëmijën.

Që pas lajmit të bukur çifti ka anuluar të gjitha projektet në mënyrë që të shijojnë së bashku çdo moment.

Share With:
Translate »
854 Views