Faktorët që e bëjnë të pamundur një shtatzëni, nëse vuani nga këto probleme shëndetësore do e keni të vështirë

Të ngjizësh një shtatzëni duket si ekuacioni më i lehtë ! Të gjithë e dimë që 1+1=3 , por jo gjithmonë gjërat shkojnë si duhet ! Mosha, shëndeti, hormonet mund të kenë plane të tjera për ju, ndaj lexoni më poshtë të gjithë faktorët që e bëjnë të pamundur një shtatzëni.
Sëmundjet kronike dhe disa gjendje të caktuara shëndetësore mund të ndikojnë negativisht në aftësinë e femrës për të mbetur shtatzënë.
Çrregullimet e tiroides mund të jetë një ndër shkaqet kryesore përse një femër nuk mund të ngjize një shtatzëni. Problemet me këtë gjëndër ndalojnë ovulimin. Edhe sëmundjet të tjera kronike që lidhen me mëlçinë dhe veshkat mund të pengojnë fertilitetin sepse ato ndërhyjnë në funksionimin e gjëndrës së hipofizës.
Jo vetem semundjet, por edhe medikamentet që përdoren për trajtimin e tyre mund të shkaktojnë probleme fertiliteti. Nëse jeni duke përdorur ndonjë nga medikamentet kuruese të sëmundjeve të lartëpërmendura, konsultohuni me mjekun obstetër para se të planifikoni shtatzëninë, për tu siguruar që ato janë të sigurta për përdorim para apo gjatë shtatzënisë.Ndërkohë që steroidet, të përdorura shpesh për trajtimin e astmës dhe lupusit, janë të sigurta për ti marrë gjatë shtatzënisë.

Share With:
Translate »
1131 Views