Falë tezes, Kejvina ka shpëtuar nga një emër “i vjetër” që do t’i vinte e ëma

Kejvina është një emër i bukur që nuk e dëgjojmë shpesh. Tek djemtë mbase është më i përhapur emri Kevin, por tek gjinia femërore, Kejvina është ndër të paktat vajza që e kemi hasur. Gjithsesi, ky emër i veçantë i velinës, është “dhuratë” nga tezja e saj, e cila jeton në Amerikë. Nga Kevin për djemtë, tezja ka menduar për mbesën Kejvina. Emri i saj duhet të ishte Keivina me “i”, por mbase në gjendje civile është regjistruar me “j”.  Shpjegim i gjatë për emrin e saj apo jo?

Nuk është pa një shkak, pasi sot Kejvina mund të kishte një emër tjetër, nëse tezja nga Amerika nuk do të kishte ndërhyrë. Duke qenë se velina ka lindur të premten, mamaja e saj ka menduar emrin “Prena” për të. Kejvina ka rrëfyer sot tek Rudina se është shumë e lumtur që nuk i kanë vendosur këtë emër, por kanë zgjedhur, Kejvinën, pasi i shkon më shumë si emër.

Kejvina duhet të falënderojë tezen, sepse sot mund të quhej Prena Kthella.

Share With:



64 Views