Familja e 4 vjeçarit me autizëm apelon për ndihmë: S’kemi para për ilaçe

Quhet Faik dhe është 4 vjeç e gjysmë. Vetëm prej dy muajsh prindërit e tij dalluan tek djali shenja, që pas vizitës tek mjeku, e rradhisin atë si një prej 60 rasteve me autizëm në qarkun e Elbasanit.

E prekur, e pashpresë, pa punë dhe pa kushte në banesën ku jeton, nëna e tij Anila Koburja tregon  se veç dhimbjes për të birin, e mundon fakti që nuk ka mundësi të kujdeset për të siç duhet. Ajo apelon për punësim dhe një banesë të siguruar nga shteti në mënyrë që djali i vogël të mund të ketë të paktën hapësirën e duhur.

Anila  Koburja: “Jemi pa punë që të dy burrë e grua dhe s’kemi të ardhura. Nuk e dinim që djali ishte autik. E kemi marrë vesh pasi bëmë viztën mjeksore. Tani po vazhdojmë kurën.”

Faiku nuk e kupton se në ç’vështirësi ndodhet familja e tij, por nënë Anila pret mirëkuptimin e gjithë atyre që mund të ndihmojnë.

Share With:
Translate »
796 Views