Familja e minoritarit Kaçifas drejt Tiranës për të marrë trupin e të birit

Familjarë të minoritarit Kostandino Kaçifas janë nisur drejt Tiranës për të marrë trupin e 35-vjeçarit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në QSUT. Prokurori i Krimeve të Rënda ka dhënë “dritën jeshile” për të tërhequr trupin, e që më pas të kryhet ceremonia mortore.

Trupi i të ndjerit Kaçifas iu nënshtruar një ekspertize të dytë mjeko-ligjore më të thelluar me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pas autopsisë së parë të bërë në morgun e spitalit të Gjirokastrës.

Ndonëse nuk ka ende informacion të qartë se kur do të mbahet ceremonia mortore, e përditshmja greke “Kathimerini” njoftoi të hënën se pritet që nga Greqia të mbërrijnë në Shqipëri rreth 2 mijë persona për të marrë pjesë në varrimin e 35-vjeçarit.

Kostandino Kaçifas mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat RENEA më 28 Tetor në fshatin Bularat të Dropullit në Gjirokastër.

Share With:
Translate »
587 Views