Familja Mamaqi me pushime në Turqi, luan mami me babin dhe Joeli i filmon

Ditët e fundit Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi i kanë kaluar në një nga resortet më luksoze në Belek të Turqisë. Gjatë këtyre ditëve ata jo vetëm që punuan, por edhe shijuan paksa diellin, detin dhe pishinat. Në këtë udhëtim çiftin e njohur i shoqëruan edhe dy vogëlushët e tyre, Joeli dhe Sia, të cilët tani që janë rritur mund të shkojnë kudo bashkë me mami Amin dhe babi Ermalin. Këtyre pushimeve u ka ardhur fundi dhe sot Ami ka publikuar një nga videot më të bukura të xhiruara gjatë asaj kohe. Në video ajo shfaqet duke provuar lojën e një ‘roller coaster’ në ujë bashkë me Ermalin dhe i gjithë ky moment është xhiruar nga Joeli. Pavarësisht se ai është ende shumë i vogël ka arritur të kapë gati në mënyrë perfekte këtë çast. Ami ka shkruar me shaka se tashmë ajo dhe Ermali kanë zënë vendin e Joelit, ndërsa ai të tyrin. “Shkojmë në lojëra dhe çuni xhiron mamin dhe babin pastaj…”, ka shkruar Ami në ‘Instagram’ shoqëruar me disa ‘emoji’ duke qeshur.

Kjo tregon se tashmë Joeli rritet ditë pas dite dhe pak nga pak po kthehet në mikun më të mirë të mamit dhe babit të tij.

Share With:



122 Views