Familja në qiell të hapur, 4 nga pjesëtarët invalidë bëjnë apel për ndihmë

Pjesëtaret e familjes Vrapi, me banim në fshatin Pajun të Njësisë Administrative Papër të Elbasanit  po kalojnë ditë jashtëzakonisht të vështira pasi u është shembur shtëpia, ndërsa 4 nga pjesëtarët e kësaj familje janë invalidë.

Sipas kryefamiljarit rreth 3 vite më parë shtëpia e tyre ka pësuar dëmtime të shumta dhe atëherë  kjo familje u sistemua në një shtëpi tjetër.

Nga ana e pushtetit vendor kësaj familje ju akordoi vetëm 50 mijë lekë si ndihmë, për meremetimin e dëmeve që kishte pësuar shtëpia e tyre. Por me aq para mund të riparoheshim shumë pak dëmtime të saj, ndërsa shirat dhe përmbytjet e kësaj pranvere  e kanë shkatërruar pothuajse plotësisht shtëpinë e kësaj familje e cila prej  10 ditësh  ka mbetur në qiell të hapur.

Petrit Vrapi, kryefamiljar  tregon për gjendjen e vështirë të krijuar për familjen e tij e cila apelon për ndihmë.

Edhe e bija e tij  bën thirrje për ndihmë  dhe tregon se jeta e tyre  është në mëshirë të fatit sepse  çasti në çast banesa mund të shembet dhe mund të shkaktojë një tragjedi.

Tepër të shqetësuar për gjendjen dhe jetën e pjesëtarëve të familjes Vrapi shprehen  edhe fqinjët e tyre, të cilët duke patur parasysh se katër prej  tyre janë me persona me aftësi të kufizuar apelojnë për ndihmë urgjente.

Share With:
Translate »
826 Views