Familja shqiptare në mes të rrugëve në Francë, tmerri që po kalojnë

Familja shqiptare Zebi po kalon mjerim te madh dhe momente tmerri, pasi jane hedhur ne rruget e Nices ne France, pasi nuk u pranuan si azilkërkues. familja shqiptare Sipas medias lokale familja shqiptare me dy gemije, 20-muajsh dhe 6-vjeçar kane marre pergjigje mohuese nga Komuna e Alpes-Maritimes dhe pret nga momenti ne moment deportimin ne Shqiperi. Shoqata franceze “Habitat et Citoyennete”, e cila i ka bërë publike këto fakte, pas publikimit të të dhënave të “Nice-Matin” i është bashkuar shoqatës “Tous citoyens!” të David Nakache. Ajo ka konfirmuar ekzistimin e kësaj praktike nga ana e Komunës. “Kryebashkiaku i Alpes-Maritimes nuk prononcohet në lidhje me refugjatët, vetëm nëse bëhet fjalë për shoqërimin e numrit të tyre në kufi. Ai gjithashtu refuzon të përgjigjet kur shërbimet e tij hedhin në rrugë familje me fëmijë të moshave të ulëta. Megjithatë, kryebashkiaku pohon se e respekton ligjin, edhe pse ai personalisht ka qenë katër herë i dënuar nga drejtësia franceze dhe ka vepruar në mënyrë jashtëligjore. Si mund të vendosen fëmijët nëpër trotuare? Në çfarë shkalle të humanitetit kemi arritur? Vallë, a duhet sërish të shkojmë nëpër gjykata që të respektohet ligji”, ka nënvizuar shoqata “Tous citoyens”.

Share With:



365 Views