Familje perfekte: George dhe Amal Clooney fotografohen për herë të parë me binjakët

George Clooney vërtetoi sërish se është kthyer në një familjar të lumtur. Aktori 57-vjeçar dukej shumë i përkushtuar me bashkëshorten e tij, 40-vjeçaren Amal dhe binjakët Alexander dhe Ella, në aeroportin e Sardinia-s, Itali.

Ylli hollivudian, i cili ka rritur mustaqet për rolin e tij në filmin “Catch 22”, mbante në krah një nga të vegjlit pasi zbritën nga avioni privat.

Clooney ishte i veshur i gjithi me të bardha, ndërsa Amal kishte zgjedhur diçka më verore, pantallona me lule shumëngjyrëshe.

Aktori duket se mbante të birin Alexander dhe dallimin nga veshja e Ella-s mund ta kuptojmë vetëm nga stili i pantallonave xhinse.

Fytyrat e të vegjëlve janë të mbuluar kështu që është e pamundur të dallojmë se kujt i ngjan secili prej tyre.

Share With:



452 Views