Fansat e Elitës ia gjetën që tani nusen Zërit dhe sigurisht që edhe ajo është VIP!

E diela është për familjen!

Elita Rudi ka publikuar dy fotografi të këndshme në Instagram, ku duken një familje e bukur me Gjikon dhe djalin e tyre Zëri.

Moderatorja dhe reperi kanë disa ditë që kanë filluar pushimet dhe momentet e tyre të mira kanë vendosur t’i ndajnë me fansat.

“Kur kemi njëri-tjetrin, kemi gjithçka”, shkruan ajo.

View this post on Instagram

👪

A post shared by Kids' time (@kidstime.al) on

Por teksa kanë parë Zërin të rritet, duket se fansat e Elitës ia kanë gjetur që tani nusen vogëlushit dhe e dini kush është?

Hana!

Po, po, vajza e Mozzik dhe Loredanës shihet si kandidatja më e mirë për Zërin kur të rritet dhe fansat e moderatores mendojnë se shkojnë shumë bashkë!

“Asgjë s’bëni nëse nuk ia bëni Hanën nuse kur të rritet”, shkruan një fans.

Share With:
Translate »
862 Views