Fatma flet për shtatzëninë, emrin e bebit dhe planet për dasmë

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Fatma Methasani po kalon ditët më të bukura në pritje për t’u bërë nënë për herë të parë. Fatma dhe Alfio po presin të bëhen me djalë dhe sot moderatorja ka folur për herë të parë për pritjen e ëmbël.

E ftuar në emisionin “Lart e poshtë”, Fatma ka treguar për Eraldo Rexhon, se shtatzëninë në fillim nuk e ka pasur të lehtë. Moderatorja tregoi se në fillim hante vetëm bukë me djathë e domate pasi ushqimet e tjera nuk ia pranonte stomaku. Ndërsa tani shqetësimi i vetëm që ka Fatma janë kilogramët e tepërt.

E pyetur për emrin që do i vendosin bebit, Fatma është shprehur se ata ende nuk e kanë vendosur sepse Alfio do emër italian ndërsa Fatma emër shqiptar.

Fatma ka zbuluar gjithashtu se vogëlushi do lindë në muajin shkurt, por dhomën nuk ja kanë rregulluar akoma sepse do presin që të rritet në mënyrë që ai t’i zgjedhë vetë ngjyrat.

Moderatorja tregoi se çifti do bëjnë edhe një dasmë pas lindjes së djalit.

“Besoj që do të bëjmë një dasmë kur të rritet djali, mendoj kur të bëjë 1 vjeç apo kur të rritet dhe pak. Unë mendoja se Alfio bënte shaka kur më thoshte që ne do të martohemi dhe do na i sjellë djali ose vajza unazat. Unë thosha ça budallalliqesh po thotë, po do ti që kështu shkoi kjo punë”, ka treguar Fatma.

Burimi: revistawho.com

Share With:
Translate »
457 Views