Fatma Methasani tregon rritjen e barkut nga muaji i parë deri tek i nënti dhe fotot janë kaq të ëmbla

Moderatorja e ëmbël, Fatma Methasani është në pritje të fëmijës së saj të parë.

Ajo do të sjellë në jetë një djalë, i cili pritet të lindë së shpejti.

Tani mami Fatma është futur në muajin e nëntë të pritjes së ëmbël dhe e ndajnë vetëm pak ditë ose pak javë që të marrë në krahë vogëlushin.

Gjatë periudhës së shtatzënisë, Fatma nuk ka qenë shumë supersticioze dhe që nga momenti që bëri publik lajmin, ajo ka ndarë shpesh me ndjekësit foto ku tregon si duket.

Megjithatë nëpërmjet një fotoje që ka publikuar pak më parë në Instagram, ajo ka treguar qartë ndryshimet që ka pësuar në trup.

Me kilogramë më shumë, bark i rrumbullakosur dhe faqe të mbushura, Fatma duket me të vërtetë një dashuri!

9 muaj duke u përgatitur të bie në dashuri përjetësisht” shkruan Fatma përkrah fotove të ëmbla që tregojnë rritjen e barkut përgjatë muajve.

 

Share With:



887 Views