“Fëmija ka vdekur”/ Pas 30 vitesh zbulohet skandali, ja si shiteshin foshnjat

Marko Iviç, shtetas i Gjermanisë me prejardhje nga ish-Jugosllavia, para 31 viteve për pak sa nuk kishte blerë një bebe, kur në Serbi erdhi për të birësuar një fëmijë. Për pjesëmarrjen e tij në aferën me foshnje ai vendosi të flasë publikisht, pas raportimeve të mediave.
Iviç dhe gruaja e tij Ana nuk kanë fëmijë. Para më shumë se tri dekadave vendosën të birësojnë një foshnjë apo binjakë nga këto rajone. Me rekomandim të njerkut të tij, Marko në pushimin vjetor udhëtoi në ish-Jugosllavi ku u takua me një avokat nga i cili kërkoi që pa shumë procedura t’ia rregullojë birësimin e një fëmije, shkruan telegrafi serb.
“Ai më mori në pyetje, më pyeti me çka merret dhe si duket gruaja ime… Në fund, më tha: “Duhet të zgjedhësh në Beograd, por për të adoptuar fëmijën nevojiten 10.000 marka”. Unë u përgjigja se do t’ia jap një mijë marka për një foshnjë, nëse mi gjen binjakë (njëra vajzë dhe tjetri djalë) do t’ia jap dy mijë marka. Ai më siguroi se nuk kishte asnjë problem, se ai punonte në Beograd, se kishte një njeri që do të merrej me këtë punë dhe më tha të mos brengosesha”, rrëfen Marko.
Marko rrëfen se kur erdhi herën tjetër në Beograd, avokati me të cilin kishte rregulluar punën e birësimit u ndal para spitalit. Fillimisht ai thotë se ishte shumë konfuz dhe mendonte se megjithatë afër ishte ndonjë jetimore. Më pas ai rrëfen se avokati hyri në spital dhe pas disa minutash u kthye prapë. Atëherë ai e mori dhe e dërgoi në zyrën e një mjeku.
“Mbeta vetëm me mjekun dhe ai filloi të më pyeste për gjithçka. Pastaj më tha se foshnja kushton 10.000, kurse binjakët 15.000 marka – të njëjtin çmim që përmendi Dragani (avokati). Ai tha se ishte humanist, për se bëhej fjalë për femra studente nga provinca, të cilat nuk janë në gjendje të martohen, por as të kthehen në shtëpi me stomakun e fryrë. Ai më tha se paratë do të shkojnë për fëmijët e varfër. E kuptoni, nuk isha i çuditur që po më kërkonte para, sepse korrupsioni ishte një dukuri shumë e përhapur në vend. As te mjeku nuk mund të shkosh pa para. Kjo është arsyeja pse i besova Draganit se ai do të rregullonte birësimin e fëmijës sa më shpejt”, rrëfen Marko.
Avokati i tha atij se në dokumente, çdokund do të shkruante se fëmija është lindur nga gruaja e tij. Pastaj e dërguan në dhomën e gjinekologjisë ku lindnin gratë, dhe i tha të zgjedhë cilindo fëmijë që dëshiron. Marko kur u kthye në Gjermani ia tregoi tërë historinë gruas së tij, e cila i tha që ta lë këtë punë.
Në bashkëpunim me përfaqësuesit e dy shoqatave të prindërve të foshnjave të zhdukur, Ana Pejiç dhe Milena Jankoviç, Marko udhëtoi në Beograd dhe identifikoi mjekun që ishte përpjekur t’ia shesë fëmijën.

 

Share With:
Translate »
505 Views